HomeLAJMEPërmbytjet, familjet e prekura nga tërmeti në mëshirë të fatit!

Përmbytjet, familjet e prekura nga tërmeti në mëshirë të fatit!

Nga Elton LASKA

Përmbytjet e tokave bujqësore në Kurbin prej vitesh janë rikthyer në traditë, ndërkohë kultura e parandalimit nuk është ngulitur ende në institucionet tona vendore.

Drejtoria e Bordit të Kullimit, por edhe Bashkia e Kurbinit kanë pasur kohën e mjaftueshme për të bashkërenduar punën për pastrimin e kanaleve të para dhe të dyta kulluese.

Kjo nuk ka ndodhur pasi siç duket nafta që përdoret për mjetet e pastrimit të kanaleve është vlerësuar si më e nevojshme për makinat personale!

Aktualisht me dhjetëra hektarë tokë në Gjorm, Mamurras, Adriatik, Fush-Kuqe janë nën ujë, duke shkaktuar jo pak dëme financiare për banorët e Kurbinit. Uroj që të paktën mos të kemi viktima siç ka ndodhur ne disa vite.

Në Gjorm janë mbi 20 familje që pritet të evakuohen dhe për këtë me kërkesë të banorëve bëra dhe një denoncim në Syri Televizion për neglizhencën e institucioneve gjatë një ndërhyrje në edicionin e lajmeve.

Shkarkimet në HEC-et e Shkopetit dhe Ulzës, pritet të përkeqësojnë situatën, por mesa duket vëmendja e institucioneve në rang qarku është përqendruar vetëm në Lezhë, ndërkohë Kurbini është lënë në mëshirë të fatit.

Janë me dhjetëra familje kurbinase që këto përmbytje masive duhet t’i përballojnë në konteniere, pasi prej tërmetit të 26 nëntorit janë të pastrehë.

A kanë institucionet lokale dhe vendore një plan për t’i ardhur në ndihmë këtyre familjeve?

Most Popular