HomeLAJMEMinistrat në darkë luksoze në Dubai; Rama kërkon të ‘pastrojë’ thashethemet mbi...

Ministrat në darkë luksoze në Dubai; Rama kërkon të ‘pastrojë’ thashethemet mbi faturën: I pagoi pala mikpritëse (Replikat)

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ndjekësve në Facebook në lidhje me videon që bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme, ku dukeshin disa prej ministrave të qeverisë duke ngrënë darkë në një nga restorantet më luksoz në Dubai.

“Ne Dubai pëlcasin karkalecat ju mbetshin në fyt se lene se nuk na japin gjë po më mbyllin edhe atë lokal të vogël që mbaj familjen. Ku të mbytem, jemi në mëshir të fatit si ata fëmijëet jetima plus çfarë më vjen keq, janë disa servila këtu për çdo gjë thonë braco. Mua s’më plas as Luli, as Mona, ne thjesht duam të jetojmë”, ishte një nga komentet që ka nxitur edhe kryeministrin Rama që të replikojë, për të ‘pastruar’ situatën.

Rama sqaron se vizita e ministrave është një ftesë nga pala pritëse me qëllimin që të bëhen investime në Shqipëri, dhe se shpenzimet janë paguar nga ata dhe jo nga pala shqiptare.

Përgjigjet e kryeministrit Rama:

-Mos u mbyt ne portalet e atyre qe vetem hedhin helm, po informohu dhe do ta mesosh qe ne Dubai ka shkuar nje grup i madh me perfaqesues te qeverise, pushtetit vendor, mediave, me ftese nga pala pritese dhe s’kane shkuar per karkaleca po per te sjelle investime ne Shqiperi, nderkohe qe tere shpenzimet mbulohen prej mikpritesve, keshtu qe kjo qe thua s’ka asnje lidhje, ndersa lokalin e vogel nuk besoj te ta mbylle qeveria, se qeveria nuk mbyll lokale dhe ty nuk te ka lene jetim, sepse kush ka lokal te vogel i jane hequr taksat e qeverise dhe i jane bere ZERO!

-Sigurisht qe nuk kam lidhje me genjeshtren, sepse nuk jam as portal, as shqupatar, po kam detyren te them te verteten per gjithcka bejme ne kete detyre! Ka nje shprehje te bukur qe thote kur genjeshtra ka bere xhiron e botes e verteta akoma s’ka veshur pantallonat dhe e di pse, sepse ka shume njerez qe priren t’i besojne genjeshtrat me shume se sa te vertetat! Zgjidh e merr, po mesoje me kete rast qe kur une them fakte, nuk i luan as topi, sepse faktet verifikohen nuk jane si dokrrat! Shendet e me te mira

Patjeter qe e kam pare dhe ja ku e ke edhe pergjigjen, shume e thjeshte! Dhe me kete rast mesoje se qyshse kam ardhur une ne qeveri ministrat e kane te ndaluar te shkojne me pushime jashte shtetit, perfshire edhe mua natyrisht! Keshtu qe zgiidh e merr, o faktet o perrallat me gjelle pasanikesh!

Most Popular