HomeLAJMEBasha: Vendi nën ujë, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe...

Basha: Vendi nën ujë, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku disa ministra të qeverisë Rama janë shtruar për shtatë palë qejfe në një nga restorantet më të shtrnjta në Dubai në një kohë kur i gjithë vendi është përmbytur prej disa ditësh.

Basha shkruan në reagimin e tij se, ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.

Reagimi kryetarit Basha

Ndërkohë që vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.

Most Popular