HomeLAJMENuk keni parë gjë akoma/ Bledi Mane: Kush e hëngri mishin Pandi...

Nuk keni parë gjë akoma/ Bledi Mane: Kush e hëngri mishin Pandi apo Kuqi?

Gazetari Bledi Mane, ka postuar një tjetër foto nga restoranti i famshëm i kuzhinierit turk Nusret.

Në foto shikohet ministri i Diasporës, Pandeli Majko dhe ish-konsulli shqiptar në Stamboll, Agron Tare bashkë me shefin turk.

Mane shkruan me ironi se kush e hëngri mishin; Pandi apo Kuqi?

Pak më herët, gazetari ka publikuar një tjetër foto të deputetëve dhe gazetarëve nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Shkruan Bledi Mane
Jemi ngopur këto tre ditë duke parë foto e video me shqiptarë tek darkojnë në restorantin e Nusretit me mish në pjatë por pa Nusretin e pranishëm. Sot po u sjell një tjetër foto ku shfaqet ish kryeministri Pandeli Majko, ish konsulli shqiptar në Stamboll Agron Tare, shefi i famshëm turk Nusret Gokçe por mishi mungon.
Ndërkohë unë i mbyllur në vetevete pyes, kush vallë e hëngri mishin, Pandi apo Kuqi?

Most Popular