HomeLAJMESpitali në Fier, ish-deputetja e LSI denoncon: Garda ka rrethuar zonën private....

Spitali në Fier, ish-deputetja e LSI denoncon: Garda ka rrethuar zonën private. Rama po kërcënon qytetarët

Spitali i ri në Fier, i premtuar se do ndërtohet nga Turqia, ka ngjallur përplasje mes maxhorancës dhe opozitës.

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj raporton se që në orët e para të mëngjesit garda dhe policia e shtetit janë vendosur në Mbrostar-Ferko të Fierit duke rrethuar pa asnjë shpjegim zonën dhe pronën private.

Sipas ish-deputetes shqetësimi ka ardhur nga banorë të zonës, të cilët shprehen se policia e shtetit nën kërcënime nuk i lejon të qëndrojnë në pronën e tyre dhe të përdorin celularët për të komunikuar apo filmuar çfarë është duke ndodhur.

Mehmetaj drejtohet me një thirrje ndaj gardës dhe policisë së shtetit të mos dhunojnë qytetarët që ndodhen në pronën e tyre private.

Reagimi i Kejdi Mehmetajt

Që në orët e para të mëngjesit garda dhe policia e shtetit është vendosur në Mbrostar-Ferko të Fierit duke rrethuar pa asnjë shpjegim zonën dhe pronën private.

Pronarët e tokës bujqësore që ndodhet në krah të autostradës na kanë kontaktuar të shqetësuar, pasi garda dhe policia e shtetit nën kërcënime nuk i lejon të qëndrojnë në pronën e tyre dhe të përdorin celularët për të komunikuar apo filmuar çfarë është duke ndodhur. Po ashtu edhe gazetarëve u është kërkuar të largohen për të mos transmetuar live ngjarjen.

Pse trembet Edi Rama nga pronarët e tokës? Pse nuk pranon të komunikojë me ta publikisht? Pse nuk ndjek rrugën institucionale dhe ligjore për zhvillimin e projekteve? Pse kërcënohen qytetarët? Pse nuk bëhet transparencë mbi marrjen e vendimeve? Me kë u konsultua Edi Rama përpara se ti vinte gishtin asaj toke? Kush janë ekspertët e shëndetit publik dhe urbanistikës që e kanë sygjeruar atë tokë bujqësore, nën nivelin e autostradës dhe me lagështi si vend të përshtatshëm për ndërtimin e një spitali?

I bëj thirrje gardës dhe policisë së shtetit të mos dhunojnë qytetarët që ndodhen në pronën e tyre private, të mbrojnë të drejtën e tyre për tu informuar e të drejtën e medias për të transmetuar e informuar publikun.

Most Popular