Mediat italiane raportojnë se, qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte ka rënë si pasojë e lëvizjes së Matteo Renzit i cili ka tërhequr 2 ministrat e tij nga kabineti qeveritar.
Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi njoftoi ditën e sotme dorëheqjet e ministrave Teresa Bellanova, Elena Bonetti dhe të nënsekretarit Ivan Scalfarotto, duke çuar kështu Italinë në një krizë qeveritare.
Renzi në një konferencë për shtyp, sqaroi se si kriza në qeverisë ka qenë e hapur për muaj me radhë, ku theksoi se partia Italia Viva nuk është shkaku i kësaj krize.
“Po përjetojmë një krizë të madhe politike, po diskutojmë për rreziqet që lidhen me pandeminë. Përballë kësaj krize, ndjenja e përgjegjësisë është të zgjidhim problemet, jo t’i fshehim ato“, tha ai.
Ai u shpreh se, duhet të ketë një arsye pse Italia është vendi me vdekshmërinë më të lartë ndërsa thotës se edhe ekonomia e brendshme ndodhet në kolaps.
“Ekziston një emergjencë dramatike për tu përballur, por nuk mund të jetë elementi i vetëm që e mban qeverinë gjallë. Përgjigja ndaj pandemisë do të thotë të kesh dëshirën dhe nevojën për të zhbllokuar vendet e ndërtimit dhe për të vepruar sipas politikave industriale. Do të ketë një arsye pse Italia është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve dhe PBB në kolaps”, përfundoi Renzi.
Kjo është herë e dytë që bie qeveria e kryemministrit Giusepe Conte. Tani është hapur një krizë e madhe qeveritare në Itali në mes të një situate tjetër të veshtirë si ajo e pandemisë.
Do të shihet në ditët në vazhdim nëse conte do të arrijë të ketë përsëri mazhorancën apo itali do shkojë në zgjedhje të parakohshme
Përplasja kishte filluar prej disa javësh për menaxhimin e fondit të BE.