HomeLAJMEMashtrimi i Ramës për konvertimin e patentave, emigrantët: Në Itali na thonë...

Mashtrimi i Ramës për konvertimin e patentave, emigrantët: Në Itali na thonë ju jeni të harruar nga qeveria juaj

Një emigrant nga Italia në një mesazh të dërguar gazetës RD shkruan se, ndonëse ka kaluar një vit nga marrëveshja e qeverisë shqiptare me atë italiane për konvertimin e patentës shqiptare në italiane, ende nuk është kryer asnjë konvertimpër shtetasit shqiptarë.

Emigranti shkruan se, kur shkojmë pyesim në Drejtorinë e Trasportit këtu në Itali, na thonë është turp, nuk ka shtet dhe rracë në botë që nuk e bëjnë konvertimin, ju jeni të botës së tretë, të harruar nga qeveria juaj.

Mesazhi i plotë i emigrantit shqiptar që punon e jeton në Itali

Mirdita redaksia RD. Une qe po ju shkruaj jam nje emigrant ne Itali dhe deshiroi tju them shqetsimin tim dhe te shume emigranteve ketu. Doja tju kerkoia ndihme per te sensibilizuar problemin tone me konvertimin e patentes Shqiptare ne Italiane. Jemi te harruar nga qeveria marreveshja ka nje vit qe u mbyll dhe nuk eshte rinovu akoma. Shkojm pyesim ne Drejtorine e Trasportit ketu ne Itali, esht turp na thone, nuk ka shtet dhe rrace ne bote qe nuk e bejne konvertimin, ju jeni te botes se tret te harruar nga qeveria juaj. Kemi pyetur ne ministrin e trasportevr dhe te jashtme presim na thon vec genjeshtra. Ju lutem beni perpjekjet e juaja. Me besim se do te beni dicka,sepse jemi pa pune per problemin e patentes. Faleminderit.

Most Popular