Xhelal Mziu do të jetë drejtuesi politik i PD për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit në Qarkun e Dibrës.
Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Mziu ka gjetur mbështetje të plotë nga baza e PD në Dibër dhe është i bindur për një fitore të thellë të PArtisë Demokratikë në 25 prill në këtë Qark.
PD vijon përcaktimin e drejtuesve të qarqeve për fushatën elektorale që do të sjellë një përmbysje të madhe politike ku janë caktuar drejtuesit politikë të PD në disa qarqe.
Gazment Bardhi është zgjedhur drejtues politik në Qarkun e Elbasanit.
Edi Paloka drejtues politik në qarkn e Durrësit.
Helidon Bushati drejtues politik në qarkun e Shkodrës.
Enkelejd Alibeaj drejtues politik në qarkun e Fierit.
Bujar Leskaj drejtues politik i PD në qarkun e Vlorës.
Mark Marku është zgjedhur drejtues politik në Qarkun Lezhës.
Edmond Spaho është zgjedhur drejtues politik në Qarkun Korçës.