HomeLAJMEPasuria që Lleshaj ka deklauar në ILDKPKI, pse nuk deklaroi asnjë banesë?

Pasuria që Lleshaj ka deklauar në ILDKPKI, pse nuk deklaroi asnjë banesë?

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në kohën që ka qënë ministër ka marrë dy kredi, por nuk deklaroi asnjë banesë.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2006, Sandër Lleshaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 1 milion lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 15.7 milionë lekëve.

Pasuria familjare ndahet në 11.3 milionë lekë likuiditete bankare, likuiditete në cash prej 2.2 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë 2 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 29.8 milionë lekë, nga të cilat 51% burojnë nga paga e Z. Lleshaj dhe gati 20% nga pagat e familjarëve. Rreth 28% e të ardhurave kanë burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ‘flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, njëra prej të cilave rezultoi me probleme.

Ish-ministri Sandër Lleshaj rezulton me burime të mjaftueshme financiare për të mbuluar shtesën e aseteve në vitin 2013 në shumën e 12,147 lekëve, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si ‘flamuj të kuq’ deklarimin mbi kreditë bankare.

Më konkretisht në vitin 2006, Z. Lleshaj deklaron marrjen e një kredie për shtëpi në vlerën e 1.2 milionë lekëve, por nuk deklaron të zotërojë pasuri të patundshme. Në vitin 2008, ai sqaron se kjo kredi ishte marrë për llogari të babait të tij, nga i cili paguhen edhe këstet.

Po në vitin 2008, Z. Lleshaj deklaron marrjen e një kredie të butë për shtëpi përmes Ministrisë së Mbrojtjes në shumën 5 milionë lekë, por këtë shumë e tërheq nga banka dhe e deklaron si gjendje cash në shtëpi në shumën e 4.8 milionë lekëve deri në vitin 2016.

Ndryshe nga sa kishte deklaruar më parë, Z. Lleshaj sqaron në vitin 2016 se shuma e kredisë i është dhënë përmes një kontrate huaje një kompanie që prej vitit 2008. Sipas deklarimit, kompania ka paguar këstet e kredisë dhe në vitin 2016, i ka kthyer Z. Lleshaj vlerën 2.3 milionë lekë, që rezulton e depozituar në llogari bankare.

Pavarësisht dy kredive të marra ‘për shtëpi’, Z. Lleshaj nuk deklaron asnjë shtëpi në pronësi apo në përdorim përgjatë periudhës deklaruese.

auto Sander Lleshaj skeda e pasurise1611153988

Most Popular