Nisida Tufa: Ju thoni derё mё derё zoti Basha dhe po kёshtu ju shohim nё tё gjitha materialet qё paraqesin, por nga ana tjetёr ka patur dhe njё udhёzim publikuar ditёn e djeshme pёr sa i takon pjesёn e buzёqeshjeve, fushata qё udhёheq, a arrihet vota e shqiptarёve me buzёqeshje z. Basha, funksionon kjo?!
Lulzim Basha: E keni fjalёn pёr propagandёn qeveritare besoj apo jo?! Nuk ka shqiptar qё nuk e kupton qё Edi Rama ka dёshtuar. Edhe ata qё me tё vёrtetё shpresuan nё 2013 nё premtimet e tij pёr 300 mijё vende pune pёr shёndetёsinё falas, pёr legalizimet falas, e kuptojnё fare mire se ishte e gjitha njё propagandё dhe se nё kёto 8 vite Edi Rama i ka shёrbyer vetёm vetes sё tij, ministrave tё tij dhe nё fakt suksesi i vetёm siç iu thashё siç e provojnё edhe dokumentat e rrjetit tё gazetarёve investigativë tё Ballkanit (BIRN), tё vetmin sukses, Edi Rama e ka tё pasurimin e tij dhe tё antarёve tё kabinetit. Ku jemi me gjёrat e tjera?!
Shqiptarёt e dinё mё mirё se unё edhe ti. Po t’i pyesim sot e thonё 100 herё mё mirё se sa mund ta themi ne nё kёtё studio. Ku jemi me 300 mijё vendet e punёs?! Ёshtё e kotё propaganda qё bёn javё pёr javё sepse tryezat e shqiptarёve janё mё bosh se 8 vite mё parё sepse kanё humbur vende pune nё vend qё tё krijoheshin vende tё reja pune, sepse sa i pёrket investimeve tё huaja nё qoftё se mё lejohet me cinizёm duke patur parasysh edhe atё qё ka dalur tani nga pёrgjimet e Anti-mafias italiane, tё vetmet investime tё huaja duket qё po vijnё vetёm nga Mafia, nga krimi i organizuar.
Nuk ka fabrika, nuk ka investime nё fushёn e e teknologjisё sё informacionit, nuk ka investime strategjike. Nё fakt, Nisida, 70% e vendeve tё punёs tё hapura nga investime tё huaja nё Shqipёri nё kёto momente qё flasim janё akoma investime tё kontraktuara nga Partia Demokratike nё qeverisjen e saj tё fundit siç ёshtё dhe Devolli apo TAP-i apo investime tё tjera tё kontraktuara gjatё asaj kohe. Kjo nga njёra anё ёshtё sigurisht nёj dёshpёrim i madh dhe ka shtyrё shumё njerёz drejt mendimit se e vetmja mёnyrё pёr tё bёrё diçka pёr veten e tyre, pёr jetёn e tyre, ёshtё largimi nga vendi. Por ёshtё edhe njё sfidё e madhe, por ёshtё edhe njё mundёsi e madhe.
Nё qoftё se 8 vite mё parё, 12 vite mё parё, Shqipёria arrinte t’i thithte kёto investime tё jeni tё sigurt qё me planin tonё dhe me mbёshtetjen ndёrkombёtare qё do tё kemi pas 25 Prillit, ne brenda njё kohe shumё tё shkurtёr do ta normalizojmё situatёn. Do tё normalizojmё situatёn ekonomike dhe do tё arrijmё t’u rikthejmё shqiptarёve para qё sot u merren nga xhepi i tyre, jo pёr tё bёrё vepra publike, as pёr tё hapur vende pune, por pёr afera korruptive si kёto qё ka nxjerrё anti-mafia italiane sot, ku tё paktёn 20% pёrfundojnё nё xhepat e pasanikёve tё vetёm tё Shqipёrisё nё kёto 8 vite, qё janё pushtetarёt dhe njё grusht klientёsh tё tyre.