HomeLAJMEAgron Gjekmarkaj: Basha i vetmi person që duhet të jetë kryeministër, i...

Agron Gjekmarkaj: Basha i vetmi person që duhet të jetë kryeministër, i denjë, i shkëlqyer dhe i mirë në çdo aspekt. Mos votoni Ramën, nuk është normal

Agron Gjekmarkaj i ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë për kryedemokratin Lulzim Basha.

Analisti ka bërë një sërë vlerësimesh duke e cilësuar Bashën si të denjë, të shkëlqyer dhe të mirë në çdo aspekt.

Slogani i PD-së më pëlqeu. Shqipëria fiton në çdo rast, nëse Rama ikën. Është pa kuptim që Rama të fitonte mandat të tretë, sepse nuk ka bilanc. “Shqipëria fiton” është slogan i gjetur i PD-së. Basha është i vetmi person që mund të bëhet kryeministër. Basha njihet si njeri normal si gjithë ne të tjerët, nuk është arrogancë, komunikon shkëlqyer.

Programi ekonomik reflekton nevojat themelore për ndryshim. Mendoj se programi është i aplikueshëm. Mendoj se PD është fokusuar tek ekonomia, sepse një njeëri me ekonomi të mirë është edhe qytetar më i denjë. Rama ka dështuar totalisht në çdo aspekt. Shqipëria fiton, nëse ikën Rama”, tha Gjekmarkaj.

Në fund, Gjekmarkaj foli për votën e emigrantëve, duke theksuar se nëse votojnë, do të duhet që vota e tyre të jetë e sigurt.

Opozita nuk pengon asnjë votë emigranti. Kjo është propagandë, për shkak se opozita nuk ka asnjë gjë në dorë. Për votën e emigrantëve kanë folur edhe PS edhe PD, por Partia Demokratike ka qenë më e zëshme. Nëse votojnë emigrantët, duhet të votojnë në mënyrë të sigurt. Nëse emigrantët nuk votojnë të sigurt, më mirë do ishte mos të votojnë. Vetëm vota e sigurt është e rëndësishme për demokracinë”, përmbylli Gjekmarkaj.

Most Popular