HomeLAJMEJo vetëm dështak, por dhe qesharak. Në mëngjes tha se do të...

Jo vetëm dështak, por dhe qesharak. Në mëngjes tha se do të vijnë 10 700 vaksina, shkon në Rinas dhe thotë erdhën 1170

Përveçse një dështak dhe mashtrues, tashmë Rama është kthyer edhe në qesharak. Sot në mëngjes tha se, do të vijnë 10 700 doza vaksina, por pasi shkoi në Rinas deklaroi se kanë ardhur vetëm 1170 vaksina.

Rama në një deklaratë për mediat u shpreh se, për shkak të kushteve të kompanisë Pfizer nuk do të dërgohen vaksina në Kosovë, por shtoi se 50 mjekë të spitalit Covid të Prishtinës mund të vijnë në Tiranë për të marrë të dy dozat.

“Kemi kontratën me Pfizer ne Shqipëria dhe përveç nesh dhe Serbia. Vendet e tjera fatkeqësisht janë ende në një situatë pritshmëria, në një kohë kur çështja e vaksinës po komplikohet. Për vaksinën Europa ka hyrë në një kaos. Vende të tjera të mëdha kërcënojnë me ndjekje ligjore. Të mos harrojmë se jemi në kushtet që procesin e vaksinimit do ta vazhdojmë falë faktit që nuk e lamë veten në dorë të rastësisë dhe të tjerëve.

Nuk pritëm Covax. Ai është në një proces që nuk dihet kur e ka fillimin. Jemi në kontakt, por ata nuk janë të qartë dhe nuk japin një sinjal çfarë do të ndodhë. Ajo që ndodh me vaksinën është sagë më vete. Ja kemi dalë të mos mbetemi në rrethin vicioz ku janë shumë të tjerë.

Kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën, por dua të sqaroj se rregullat strikte dhe kufizimet jashtëzakonisht të forta të Pfizer e bëjnë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash. Por nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojmë vaksinim për një numër mjekësh dhe infermierësh për spitalin Covid të Prishtinës, gjë që do të bëhet këtu. Në momentin kur miqtë tanë të vendosin, jemi të gatshëm t’i mirëpresim si fillim 50 bluza të bardha për të dyja vaksinat.

Sot kanë mbërritur dërgesa e parë nga Pfizer 1170 doza. Në javët në vijim do të vijnë dhe dozat e angazhuara qoftë 10 mijë dhe 31 mijë”, u shpreh Rama.

Most Popular