HomeLAJMEKM shfaqet në të gjitha pozicionet e mundshme, në vazhdimin e cirkut...

KM shfaqet në të gjitha pozicionet e mundshme, në vazhdimin e cirkut të tij mjeran të propagandës

Reagim i FRPD Vlorë

Në vazhdimin e cirkut të tij mjeran të propagandës, ku në funksion të kësaj të fundit ka dalë në të gjitha pozicionet e mundshme, në shërbim të tërheqjes së vëmendjes mediatike nga megaskandalet e tij të përditshme, KM mjeran del dhe tregon këmb-përpjetazi këpucët e tij.

Është KM që për 8 vite radhazi ka qeverisur nga zyra e tij e propagandës.

Për 8 vite, përveç postimeve shumë-ngjyreshe, shumë-pozicionshe, shumë-këndore në Instagram dhe Facebook, nuk ka ditur të bëj gjë tjetër.

Pa program, pa plan, pa objektiva, pa vizion, për 8 vite ka qenë një Nastradin qyfyresh dhe talljesh.

Për 8 vite ka shkelur me këmb ekonominë, duke e katandisur vendin me indekset më të larta të varfërisë.

Për 8 vite ka shkelur të ardhmen e çdo të riu dhe të reje, duke i detyruar çdo ditë të largohen një orë e më parë nga vendi i tyre.

Për 8 vite ka shkelur besimin dhe shpresën e çdo shqiptari të ndershëm të këtij vendi.

Çdo ditë e më shume jemi të shkelur nga kjo qeveri dhe ky KM mjeran.

Në 25 prill, pakënaqësia popullore do e shkeli këtë KM duke e degdisur në turpin e historisë.

Most Popular