Nga Lulzim KITA
Chikago, Ilinois, SHBA
Si te gjithe emigrantet shqiptare qe pas punes ndjekin zhvillimet ne Shqiperi, me ka gezuar pa mase lajmi i caktimit te ish-kryetarit te bashkise Kamez, Xhelal Mziu si drejtues politik i PD per fushaten zgjedhore ne qarkun e Dibres.
Historikishte fshati im i lindjes, Stebleva, ka qene ne administrimin e rrethit te Dibres dhe kjo ka qene nje ure lidhese mes steblevasve dhe dibranve, eshte krijuar nje miqesi tradicionale, dhe ka patur nje harrmoni shembullore. Ne biseda me miqte e mi dibrane, po edhe shoke ish-studente me jane shprehur se ndjehen te vleresuar me caktimin e Xhelal Mziut si drejtues politik.
Mziu nga viti 2013 mban edhe një nga titujt mjaft te rendesishem shkencore, pikerisht gradën “Doktor”. Kjo grade e larte shkencore i eshte dhene nga Universiteti Bujqesor i Tiranes, çka tregon se kemi te bejme me nje njeri te formuar, profesionist ne fushen e ekonomise dhe zhvillimit! Jeta dhe mirëqenia e familjeve dibrane do te jete lajtmotivi i votes qe po troket.
Xhelal Mziu nuk eshte thjesht nje zgjedhje, por një shprese e vete dibraneve tashme te braktisur nga rilindja e djallit. Xhelali eshte lokomativa qe do veje ne levizje trenin e madh te dibranve ne udhen e shpresedhense te Partise Demokratike, udhehequr nga lideri vizionar, Lulzim Basha! Gjithashtu zoti Mziu njihet si nje pjestar i devotshem i Partise Demokratike. Ai i ka sherbyer historikisht PD-se me perkushtim dhe vendosmeri te larte Megjithate mund te themi se nje vlere ka ngelur e palekundur per zotin Mziu gjate karrieres se tij, adhurimi dhe admirimi i liderit historik, doktor Sali Berisha. Pra Dibra kishte nevoje per Xhelalin, per birin e vet, i cili shkon ne Dibren e varfer e te lene ne harrese, ne Dibren e oligarkve, te hajdutve te votve, ne Dibren e brekeve te Shukriut!
Nuk munde t’i pershkruaj ne nje shemin te gjitha arritjet e Xhelalit, ne kohen kur drejtonte per te treten here bashkine e Kamzes, gjeti nje qytet te shkateruar dhe i ktheu dinjitetin, shtroi rruge e beri trotuaret, e pastroi qytetin dhe shtoi siperfaqet e gjelberta, ndertoi ojekte kulturore, kanalizime ujrash e ujesjellsish. Mziut nuk i mungone pervoja, te cilen kerkon ta tejçoje edhe ne Diber dhe me nje ambicje siç munde ta kete vetem zoti Mziu, besoj se e djathta dibrane ne drejtimin e Mziut do te renditet e para ne zgjedhjet e 25 prillit.