HomeLAJMEVideo/ Qytetarja i zgjat dorën Ramës: Le ta marr COVID-in prej teje

Video/ Qytetarja i zgjat dorën Ramës: Le ta marr COVID-in prej teje

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për ndërtimin e lagjes së re në Ndoq.

Gjatë inspektimit, kryeministri tha se për çdo kalim afati për pagesat e banorëve apo apartamentet që përfitojnë ata nga shpronësimi, qeveria dhe bashkia duhet të paguajnë një penalitet.

“Familjet po kthehen në shtëpi. Një pjesë e atyre që shtëpitë I kanë në pika që nuk janë të favorshme mund të marrin paratë në dorë. Sugjerimi duhet të jetë që të mos e ndërtojnë atje. Që të gjejnë një zgjidhje tjetër me shumën që kanë. Ata që presin apartamente edhe për ata do fillojë. Një pjesë e tyre duhet të presin ende. Për çdo kalim afati, qeveria, bashkia do të paguajnë një penalitet. Ai e ka kontratë me vlerë noteriale dhe nëse do të kërkojë llogari për hedhje në gjykatë le të shkojë. Maskarallëqetë po shtohen për shkak të zgjedhjeve. Këto janë dokrra, që shtëpinë do iua marrë qeveria. Por megjithatë njerëzit kanë të drejtën e tyre”, tha Rama.

Po ashtu, Rama është takuar dhe më një çift banorë të zonës, të cilët i shprehën shqetësimin e tyre për pronën që preket nga procesi i rindërtimit. Në përfundimi të bashkëbisedimit, zonja e shtëpisë iu drejtua kryeministrit për t’i dhënë dorën në formë përshëndetëse, por ky i fundit refuzoi duke e këshilluar të bëjë kujdes për shkak të COVID.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Do ju shtohen shumë komshinjtë

Banorja e zonës: Ju rrofhi. Jam burrë e grua, kam dy goca. Çfarë do bëhet me tokën time

Arben Ahmetaj: Me ligjin e rindërtimit ti e ke të drejtën të marrësh paratë e tokës ose metra katrore

Banorja e zonës: Më hoqën vendin e lopës

Edi Rama: Po të hoqën vendin e lopës, të japim vend tjetër për lopën

Edi Rama: Kush të merr në telefon

Banorja e zonës: Moma

Edi Rama: Jepja këtij të flaës

Banorja e zonës: Kush flet me vjehrrën, kush e do vjehrrën

Edi Rama: Do më lësh të flas apo jo, jam I vetmi kryeministër në botë që kudo ku shkoj kërkon fjalën

Banorja e zonës: Rrofsh kryeministër

Edi Rama: Mos jep dorën

Banorja e zonës: Le ta marr COVIDIN sot prej teje

Edi Rama: A je në terezi. Puna është të heqësh zakonin se prej meje nuk e merr COVID

Banorja e zonës: Ti je qytetar o non

Edi Rama: Puna është të heqësh zakonin

Banorja e zonës: Të tjerët nuk i takoj unë

Edi Rama: Këtë zonjën të sugjeroj ta marrësh supervizore për punëtorët. Çfarë bën ti këtu, pse rri këtu, po të kesh këtë supervizore nuk rri këtu ti, shkon punon. Inxhinieri ora 4, thotë dhe ikën I pari. Ti duhet të ikësh i fundit./ Opinion.alhttps://mtouch.facebook.com/watch/live/?v=879455122820046&ref=watch_permalink&_rdr

Most Popular