HomeLAJME‘Manipuloi dy herë zgjedhjet!’ Ngjela shpërthen kundër Celibashit: E ka vendin në...

‘Manipuloi dy herë zgjedhjet!’ Ngjela shpërthen kundër Celibashit: E ka vendin në burg, jo në krye të KQZ

Shkruan Spartak Ngjela
E shikoni ku është Shqipëria sot?
Një farë Ilirian Celibashi, autori kryesor i manipulimit të dy palë zgjedhjeve në Shqipëri, në vend që të shkonte në burg, u zgjodh sërish Kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Turp historik!
Ky Çelua, befas, iu kundërvu politikës amerikane sot, por gjithë frikë, për të inkriminuarit që nuk duhet të kandidojnë. “Kushtetuta, kushtetuta” thosh në panik manipuluesi klasik i dy palë zgjedhjeve në Shqipëri. Dhe kuptohej se këtë ia kishte kërkuar Rama.
Janë naivë. Si vetë Rama. Pse Edi Rama dhe një farë Celibashi do të mundin politikën amerikane në një interes të rëndësishëm të saj në Ballkanin Perëndimor?!!
Ende nuk po kuptoni dot gjë, o mjeranë.
Është mirë të tërhiqeni sa nuk është vonë për ju.
Ju, do ta mundni në favor të Rusisë politikën amerikane në Shqipëri, në një vend ku Amerika është prezente kudo?
Po ambasadorja Yuri Kim, a do t’ua paraqesë shqiptarëve faktet që ka si politikë amerikane për korrupsionin e lartë shtetëror? Koha ka ardhur.
Me dy tre emisione të Zërit të Amerikës, e flaku politika amerikane antiamrikanizmin Berisha në vitin 1997?

Most Popular