HomeLAJMEMerret vendimi, 45 ditë burg për infermieret dhe sanitaren e COVID-2

Merret vendimi, 45 ditë burg për infermieret dhe sanitaren e COVID-2

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur masën e sigurisë për 4 të arresturat, infermiere e sanitare, tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Bëhet me dije, se Gjykata ka vlerësuar si të detyrueshëm dhe të ligjshëm masën e sigurisë arrest me burg.

Për secilën prej tyre është vendosur masa e sigurisë 45 ditë arrest me burg, teksa është komunikuar kjo infermieria Mira Bushi ka shpërthyer në lot.

Mira Bushi- Arrest me burg, 45 ditë

Sheqerije Koçi- Arrest me burg, 45 ditë

Sidorela Çela- Arrest me burg, 45 ditë

Rukije Hoxhaj- Arrest me burg, 45 ditë.

Ndërkaq, Gjykata çmon se kjo masë sigurie është dhënë me qëllim që Prokuroria të kryejë veprime të tjera përsa i përket zbardhjes se komunikimeve që kanë patur 3 infermieret dhe sanitarja me Tire Alldervishi. Gjykata i kërkon prokurorit që t’i vendos në dispozicion prova të tjera sa i përket veprave që ato akuzohen./Opinion.al

Most Popular