HomeLAJME‘Kur qeveria thyen rregullat nuk quhet!’ PS e Kavajës mblidhet në lokal,...

‘Kur qeveria thyen rregullat nuk quhet!’ PS e Kavajës mblidhet në lokal, distancimi zero

Së fundmi, kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali ka publikuar disa foto nga një takim me simpatizantët e Partisë Socialiste në lagjen nr.5.

Së fundmi, kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali ka publikuar disa foto nga një takim me simpatizantët e Partisë Socialiste në lagjen nr.5.

Pavarësisht se dy ditë më parë Komiteti i Ekspertëve vendosi masa të reja kufizuese, kur bëhet fjalë për fushatë pandemia mesa duket nuk ekziston.

Siç shihet në fotot e publikuara nga vetë Krali më shumë se 10 veta janë mbledhur në lokal, ndërkohë që distancimi social është zero, madje ata shfaqen ngjit me njëri-tjetrin.

Krahas fotove ai shkruan: “Lagja nr.5. Djem të rinj plot energji dhe ambicie, kryefamiljarë të përkushtuar, njerëz të thjeshtë të paangazhuar, me bindje të ndryshme. Ky është zëri që duam të dëgjojmë. Nuk mund të pretendojmë se bëjmë më të mirën për komunitetin po nuk i dëgjuam nga goja e tyre nevojat, shqetësimet dhe kërkesat që kanë! Na i thonë çdo ditë, në çdo takim, pa ndroje, pa mosbesim sepse e dinë tashmë që puan është përgjigja jonë. Në datë 25 prill vota për Partinë socialiste të Shqipërisë është votë për Punën.”

Most Popular