HomeLAJMEI gjithë vendi në kolaps/ Basha i bllokuar rrugës për në Shkodër:...

I gjithë vendi në kolaps/ Basha i bllokuar rrugës për në Shkodër: Situata e rëndë, qeveria dështoi t’i vijë në ndihmë qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bllokuar në rrugë gjatë udhëtimit të tij për në Shkodër, gjatë një lidhje direktw telefonike në News24 tha se, situata në rrugë është e rëndë.

“Prej disa orësh jam i bllokuar në rrugë dhe situata paraqitet e vështirë. Situata zgjidhet duke marrë masat paraprake.

Reshjet e dëborës dhe ngricat priteshin prej ditësh dhe duhet të ishin marrë masat”, tha Basha.

Sipas kreut të PD, gjatë rrugës për Lezhë dhe Shkodër nuk janë parë borëpastruese.

“Ambulanca dhe automjete private të bllokuara rrugës, pa ndihmë. Qytetarët e bllokuar anembanë Shqipërisë, të braktisur. Qeveria ka dështuar turpshëm për t’ju qëndruar pranë banorëve”, deklaroi Basha ndërsa gjendej i bllokuar rrugës për në Shkodër.

Most Popular