HomeLAJMEDeklarata bombë e Çupit: Në jug nuk ka PD. Si mund të...

Deklarata bombë e Çupit: Në jug nuk ka PD. Si mund të votosh një parti që të ka vrarë njerëzit?

Analisti Frrok Çupi ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, për të biseduar se nësse do të mundte kryeministri Rama të marrë një mandate të tretë në zgjedhjet e 25-Prillit. Çupi u shpreh duke iu referuar PD-së se nuk mund të votohet një parti, e cila sipas tij, ka vrarë njerëz.

“Partia Demokratike nuk është e shtrirë në gjithë vendin. Kot thonë. Në jug nuk ka PD.
Në trurin e qytetarit të zakonshëm, nuk rri leksioni se si do votojnë këta. Në trurin e njeriut rri se kush më dogji atëherë qytetin, kush më vrau. 100 vjet po plotëson Nazizmi që ka djegur botën dhe nuk votohen në Gjermani më.

Dua të them që Partia Demokratike, e cila ka patur një qeveri e cila për hir të interesave të vendit duhet të rezistojë, duhet të ekzistojë, të rinovohet, nuk po rinovohet, sepse në të gjitha rrethanat, sapo thua PD, të thonë: U Berisha dhe Vlora dhe ’97-ta, ’98-ta dhe 2011-ta. Janë vrarë njerëzit, si mund të votosh një parti që ka vrarë njerëzit?”

Most Popular