I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti Frrok Çupi, teksa po fliste për arsyet se pse kryeministri Rama mund të marrë një mandat të tretë, analisti u shpreh se në fakt PD-së i ka kushtuar gjithçka në kohët e vështira, por sipas tij, kjo e fundit nuk bën dot qeverisje.
Çupi: Unë paskam probleme me Partinë Demokratike? I vetmi problem është se, më lejoni t’ju them se i kam kushtuar gjithçka atëherë kur qenë kohët më të vështira. Çështja është se ajo Parti Demokratike, edhe sikur, në atë gjendje që është sot, edhe sikur t’ja lënë mandatin e tretë, duhet të thotë: Ore jeni në vete, mua ma leni atë mandat, po se bëj unë dot atë punë. Domethënë në atë gjendje është PD. Nuk bën dot qeverisje. Ai është cope-copë. Ore PD këtu ka qenë. 8 vjet ishte në pushtet dhe sot s’kemi asgjë shenjë të PD-së