HomeLAJMEMark Marku vijon takimet në Lezhë: Varfëria, papunësia dhe emigracioni, kryefjala e...

Mark Marku vijon takimet në Lezhë: Varfëria, papunësia dhe emigracioni, kryefjala e shqetësimeve të banorëve

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Lezhës, Mark Marku vijon takimet me strukturat e PD. Ish-deputetja e PD, Lindita Metaliaj shkruan në një postim në Facebook se, bashkë me drejtuesin e qarkut të PD-së Lezhë, prof.Mark Markun u takuam dhe bashkëbiseduam me strukturat dhe demokratët e grupseksioneve Kolsh, Blinisht dhe Dajç.

Metaliaj shkruan se, varfëria, papunësia dhe emigracioni është kryefjala e shqetësimeve të tyre.

Postimi i plotë i Metaliajt

Vijojne takimet ne degen e PD-se Lezhe.

Bashke me drejtuesin e qarkut te PD-se Lezhe prof.Mark Markun u takuam dhe bashkebiseduam me strukturat dhe demokratet e grupseksioneve Kolsh, Blinisht dhe Dajç.

Ndryshimi dhe fitorja eshte jetike per Lezhen!

Varferia, papunesia dhe emigracioni eshte kryefjala e shqetesimeve te tyre.

Perbuzja, mungesa e mundesive dhe neglizhenca shteterore ne zonen e Zadrimes eshte e dukshme ne çdo familje dhe ne çdo pellembe toke te permbytur gjate muajit te fundit.

Me 25 prill Lezha fiton,Shqiperia fiton!

Bashke do t’ ja dalim te ndryshojme kete realitet te trishte!

Ndryshimi i pashmangshem!

Lezha fiton me Lulzim Bashen Kryeminister !
🇦🇱🇦🇱✌️✌️

Most Popular