HomeLAJMEZgjedhjet/ Mazniku: PS fiton nga 73 deri në 78 mandate

Zgjedhjet/ Mazniku: PS fiton nga 73 deri në 78 mandate

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku është shprehur në emisionin “Opinion” se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit i fiton Partia Socialiste.

Ai tha se Partia Socialiste do të marrë 73 deri në 78 deputetë në zgjedhjet e ardhshme, teksa argumenton se veprimet që ka bërë qeveria kanë rezultuar të suksesshme.

Blendi Fevziu: Ka një konsum të Partisë Socialiste në këtë 8-vjeçar? Ka një pakënaqësi, si u del juve në sondazhe?

Arbian Mazniku: Tani, përsëritja e veprimeve tona ka dhënë rezultat në secilin lart. Ne kemi bërë një fushatë ka një rritje të votave, ata kanë bërë një fushatë kanë marrë më pak vota. Përsëritja e veprimeve që ne bëjmë është përsëritje me trend rritës. Partia Socialiste në zgjedhjet e ardhshme do të marrë nga 73 në 78 deputetë. Dyshemeja 73, tavani do jetë 78.

Blendi Fevziu: Qenke rakorduar me Batonin….

Arbian Mazniku: Nuk jemi rakorduar.

Baton Haxhiu: As që jam takuar fare.

Arbian Mazniku: Unë them që 73-shi do jetë dyshemeja…

Artan Hoxha: Një sondazh bëjnë.

Armand Shkullaku: Nuk ka nevojë për rakordim se…

Most Popular