Kryeministri Edi Rama është i vendosur për t’i shkuar deri në fund zotimit të tij pavarësisht se ka një djalë të vogël që e lë dhe gjen në gjumë në pjesën më të madhe të kohës.
“Po më rritet djali i vogël (Zaho) dhe unë e lë në gjumë dhe e gjej në gjumë në pjesën më të madhe të kohës. Sot kam detyrimin për të çuar deri në fund misionin për shqiptarët që më besuan.
E besoj si dritën që shoh këtu se ky vend ashtu siç ka vendosur bazat, mund të kthehet sa hap e mbyll sytë mbrapa me PD-në që kërkon pushtet për ta bërë përshesh Shqipërinë”, tha Rama.