Nëse do të kishte nevojë për të formuar Qeveri të Re, pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Rama u përgjigj me bindje se nuk do të bënte aspak koalicion nga halli.
“Ne do t’i fitojmë zgjedhjet siç fituam mandatin e dytë me mjaftueshmërisht mandate deputetësh për të udhëhequr vetëm Shqipërinë.
Koalicion me LSI-në? “Koalicion nga halli nuk do ketë. Pastaj se si do të gjendet rrugë bashkëpunimi mes forcave politike për të rritur cilësinë e bashkëjetesës, kjo duhet parë” tha Rama.