Kryeministri Edi Rama ka shkuar në stadiumin Air Albania, ku po vaksinohen personalitetet e moshuar.
Ai u pyet nga gazetarët se kur do të vaksìnohem mësuesit.
Në përgjigjen e tij, Rama tha se gjithçka varet nga dozat që do të vijnë.
“Siç ka qenë thënë gjithmonë bazuar në dozat që kemi në dispozicion, rëndësi ka që me dozat që kemi do të përfundojmë vaksìnimin e të gjithë mjekëve dhe infermierëve”,- tha Rama.