Edi Rama deklaroi sot se socialistët e kanë koalicionin me qytetarët.
Kryeministri thotë se Ilir Meta ka lajthitur nga mendja dhe po flet me gjuhën e rrugës për qëllime elektorale pasi ka hallin e LSI-së.
“Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sy të gjithëve, e di gjithë Shqipëria që Meta ka hallin e LSI-së. Ilir Meta është një person që ka humbur marrëdhëniet me trutë e kokës. Një president që flet me gjuhë rruge do e denojne te gjithë”, u shpreh Rama.