HomeLAJMERama:Kur bie një hall ka vetëm një adresë për ta zgjidhur, Edi...

Rama:Kur bie një hall ka vetëm një adresë për ta zgjidhur, Edi Rama dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19 të personaliteteve. Ai tha se janë vaksinuar personalitete që i përkasin grupit të mbi 80-vjeç që kanë prioritet në vaksinim.

Nuk kam thënë asnjëherë unë që do të vaksinohen personalitete jashtë kategorisë. Kjo është një zallamahi që e krijuar ju, me në krye me disa pseudopersonalitete lëshuan një ofensivë të turpshme, pa asnjë dinjitet e pa asnjë kuptim pse po vaksinohen disa njerëz që janë 80-vjeçar plus. Nëse më japin një argument se 80-vjeçari Alfred Moisiu do të vaksinohet i pari dhe jo i fundit le të vijë të ma thotë. Këtu nuk ka asnjë për të diskutuar. Nëse ne do të kishim bërë një grup personaliesh që s’janë në kategori dhe para radhë, kjo po që mund të kishte debat”, ka kreu i qeverisë.

Më tej ka treguar se po punohet për marrjen e dozave të tjera vaksinave, duke thënë se po punohet ditë e natë. Po ashtu kreu i qeverisë u shpreh se vetëm ai dhe PS mund të zgjidhin hallet në Shqipëri.

Most Popular