Një nga protagonistët e protestave të “Astirit”, Dorian Protoduari është dhunuar nga disa persona.
Ai ka publikuar disa foto nga shtrati i krevatit në spital, ku duket me shenja dhune në kokë. Kjo nuk është hera e parë që ky person përfshihet në konflikt me persona të tjerë.
Protoduari është shoqëruar edhe herë të tjera për shkak të përplasjes me policinë në protestën e “Astirit”, për prishjen e ndërtesave, në rrugën ku do të ndërtohet Unaza e Re.
Protoduari ka thënë për mediat se nëna e tij është kërcënuar para një jave dhe sipas tij, po përpiqen që ta ndalojnë angazhimin e tij në fushatën e 25 prillit.
Simpatizanti i PD-së është vizituar në spital edhe nga kryetari i FRPD Belind Këlliçi.