112 gra nga strukturat e LSI-së së Beratit janë larguar nga LSI sot për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.
Ka qenë kryetarja e Gruas së Rajonit nr.2 të LSI Berat, Entela Vreko ajo që ka folur në emër grave të larguara nga partia e Ilir Metës.
Vreko ka deklaruar se, ishte një vendim i vështirë por i pashmangshëm për të dhe të gjitha gratë e tjera, që kanë kontribuuar në LSI që nga krijimi i saj.