HomeLAJMEZbulohet “Byrektorja”, qendra e PD ku prodhohen komentet propagandistike dhe sharjet në...

Zbulohet “Byrektorja”, qendra e PD ku prodhohen komentet propagandistike dhe sharjet në rrjetet sociale: Ja ku ndodhet dhe kush i drejton “punonjësit”! (Foto)

E folur shpesh në media, se ekziston me kohë të pjesëshme, por aktivizohet dhe bëhet edhe më e madhe në kohën e fushatave elektorale.

Këto qendra që përdoren për “punët e pista” të partive në rrjetet sociale ekzistojnë prej shumë vitesh, por së fundi kanë marrë vlerë të rëndësishme.

CNA ka mundur të bëjë një vëzhgim dhe të sjellë një material të plotë për mënyrën si funksionon kjo formë propaganda në shërbim të kreut të PD, Lulzim Basha.

Pak histori

Për herë të parë Lulzim Basha një zyrë të tillë e krijoi në vitin 2011, e cila ndodhej tek dy kullat në qendër të Tiranës dhe në atë kohë drejtohej nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës.

Shpesh ka punuar në grupe më të vogla, të shpërndara thuajse si celula, që më pas zgjerohen në prag fushatash elektorale. Zyra shpesh është mbyllur dhe ka funksionuar edhe si “grup zjarri” duke mos pununar në një ambient por shpesh nga shtëpitë dhe lokalet, sapo merrej komanda, shumica mbidheshin për të krijuar grupin në një zyrë të vetme.

Më pas këto grupime të rinjsh janë përdorur shpesh nga Basha në fushata, dje dhe sot kanë Odetën e kunatit në drejtim por edhe ish-gazetaren Desada Metaj dhe drejtoreshën e zyrës së shtypit Elona Meço.Ka dhe një personazh të katërt dikur drejtor, pastaj deputet, dhe ai është Endri Hasa që ka përgjegjësinë për IT e PD.

Sa për imazhin dhe kontentin kujdeset vetë kunati i Lulzim Bashës dhe bashkëshortja e tij Aurela, që kanë shtrirë tentakulat e tyre deri në qendrat e të rinjve që komentojnë por edhe tek SPINËT, influecuesit në rrjet që hiqen të pavarur dhe kanë në qafë litarin e borderosë që paguhet nga partia në disa mënyra më të kamufluara. Një pjesë e tyre jetojnë në Tiranë por ka edhe personazhe jashtë vendit.

Pse “Bryrektorja”?

Në godinën e ish- SHQUP-it, sot selisë së PD-së i thonë “Byrektorja”, është qendra e rrjeteve sociale në PD, aty ku sharësit me pagesë gati me lëmoshën e një byreku, bëjnë propagandën e Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit në rrjetet sociale, sulmojnë, akuzojnë, fyejnë e shpifin ndaj kujtdo që tenton të prekë Lulzim Bashën dhe linjën e tij.

Kjo nuk është e vetmja “byrektore” për demokratët, disa të tjera funksionojnë si të pavarura dhe janë nën kontrrollin e disa ish-deputetëve.

Si funksionon?

Aktualisht në këtë qendër, e cila ndodhet në katin e dytë të godinës, tek ish zyra e shtypit kur ajo drejtohej nga gazetari Edi Lesi, punojnë rreth 30 të rinj me 2 turne, por këto nga 4 deri 5 orë. Pra 15 persona punojnë nga ora 9:00 deri në 13:00-14:00 dhe turni dytë deri në orën 19:00, për shkak edhe të orës policore.

Të gjithë janë të rinj, të tjerë të sjellë nga bashkëpunëtorë besnikë të drejtuesve më të lartë të PD.

Disa pretendojnë se janë punonjës të PD, i gjen shpesh tek kioska në oborin e SHQUP, shpesh duke ngrënë byrekun në orën e pushimit për tu rikthyer “nën komandë”.

Në këtë qendër ku funksionojnë gati 15 kompjutera në orë ka një strukturë të qartë, një përgjegjës që mban kontakte më të rinjtë që janë live të ndarë në grupe, ku drejtuesi më pas çdo komandë që e merr nga vajzat e zyrës së shtypit dhe propagandës e përçon tek të rinjtë. Këta më pas me profile fallco në rrjetet sociale, ka edhe personazhe të ekspozuara, fillojnë sulmet me komente, raportime, debate e deri në sharje e fyrje për shumë personazhe politike.

CNA ka mundur të sigurojë një listë me emra të këtyre të rinjve që paguhen më pak se një pensionist, të rinj student që janë në shkollë dhe një pjesë të kohës e harrxhojnë duke i shërbyer partisë për punët e pista.

Po publikojmë edhe ndonjë foto por pa i dekonspiruar të gjithë me emra. Puna e tyre gati për lëmoshë ndoshta ju duhet, për të paguar byrekun e përditshëm që ju paguan Lulzim Basha, dhe vajzat e propagandës së Bashës.

Rogerti është një nga drejtuesit dhe shumë shokë e shoqe të tij reklamohen se punojnë tek PD, se janë militant e demokratë të flaktë, në fakt lëmosha e Bashës i ka mbledhur në një zyrë për punë të pista.

Le ti lemë të rinjtë të marrin lëmoshën e tyre, ata janë përgjegjës vetëm për zbatimin e atyre çfarë kërkojnë treshja e femrave të propagandës së Bashës.

Most Popular