HomeLAJMENjihen që më përpara, zbulohet foto e Andit me konkurrenten e re...

Njihen që më përpara, zbulohet foto e Andit me konkurrenten e re të “Për’puthen”

Konkurrentja e “Për’puthen, Alvisa Qarri, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur hyri për herë të parë në programin e dashurisë. Kjo për shkak se u prezantua si vajzë sportiste dhe e thjeshtë.

Duke qenë se “Për’puthas”-it janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, ndjekës të ndryshëm gërmojnë për jetën e personazheve duke gjurmuar foto apo pjesmarrje të ndryshme televizive.

Alvisa ka konkurruar në X-Factor, asaj gjithashtu ju gjetën disa video në internet, pasi vajza ka qenë Youtuber. Po përpos gjithë këtyre, fotoja që po qarkullon në rrjet është një foto midis saj dhe Armando Shehit, i njohur ndryshe si Andi.

Pavarësisht se nuk është shumë e qartë dallohen fytyrat. Fotoja duhet të jetë e para disa viteve, kur Alvisa ka qenë brune. Nuk dihet ende se çfarë i ka lidhur ish-konkurrentin me konkurrenten aktuale.

Most Popular

Recent Comments