Këto janë pamjet e vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21-vjeçari Aldi Rama në Lezhë ditën e djeshme.Në video duket e gjithë dinamika e ngjarjes, që nga momenti kur policia ndalon makinën ku ndodheshin tre të rinjtë.Pasi uniformat blu kanë nxjerrë nga automjeti dy të rinjtë, shoferin dhe pasagjerin, Aldi Rama ka refuzuar të dalë.
Pasi i ka thënë efektivit Hoxha “se nuk ka shance ta ndalë për kontroll”, ai ka marrë pistoletën dhe e ka qëlluar për vdekje.
Dy efektivët e tjerë qëlluan 8 herë drejt automjetit të të rinjve që u larguan. Të paktën 5 plumba të tyre kapën automjetin, duke i çarë gomën.
https://youtu.be/qe-0vFBA1gM