Në videon që ilustrohet edhe në vijim shfaqet një grua ukrainase e shtrirë në tokë dhe më këmbën e saj të mbuluar me gjak, për shkak se është goditur nga një predhë. Siç duket lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk i ka “kursyer” as të pafajshmit. Gruaja në fjalë, ka qenë në banesën e saj kur një predhë ra mbi të.
Kujtojmë se pak çaste më parë përfundoi takimi mes Rusisë dhe Ukrainës me qëllim arritjen e një armëpushimi, por deri më tani nuk është njoftuar një marrëveshje.