ladimir Putin ditët e fundit ka fshehur anëtarët e familjes së tij në një ‘qytet nëntokësor’ në Siberi, sipas një profesori rus.
Bunkeri luksoz i teknologjisë së lartë ndodhet në malet Altai dhe është projektuar për mbrojtje në rast lufte bërthamore, tha shkencëtari politik Valery Solovey, 61 vjeç, raporton Daily Mail.
Dikur profesor në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO) – ku morën pjesë diplomatë dhe spiunë të rangut lartë, Solovey ka pretenduar më parë se Putin vuante nga probleme mjekësore të cilat I janë mbajtur të fshehta publikut rus dhe ka marrë pjesë në rituale të çuditshme sekrete shamanike së bashku me ministrin e tij të mbrojtjes Sergey Shoigu.