HomeLAJME“Me 6 mars, të bashkohemi kundër kësaj qeverie”/ Basha me fermerë të...

“Me 6 mars, të bashkohemi kundër kësaj qeverie”/ Basha me fermerë të Lushnjes: Ditën e dielë votojmë Indrit Sefën, birin tuaj! Çlirojmë produktet, tregun dhe konsumatorët lushnjarë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për kryebashkiak të PD-së në Lushnjë, Indrit Sefa, zhvilluan një takim e me fermerët dhe drejtuesit e shoqatave të fermerëve të Lushnjes. Në fjalën e tij Basha tha se problemet e fermerëve lushnjarë sa vijnë dhe po bëhen më të mëdha. Sipas tij, edhe pse duhej të ishte sektori që duhej të kishte vëmendjen më të madhe, sot fermerët shqiptarë nuk krahasohen as me ato të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Basha tha se një problem madhor për fermerët e Lushnjës është edhe tregu i qytetit, që sipas tij edhe pse është ndërtuar me financim nga Banka Botërore, kontrollohet njësoj si inceneratorët, si burg i sigurisë së lartë nga banda e Lushnjës. Më tej kryedemokrati ngriti edhe shqetësimin se qeveria po përdor tollonat e naftës për të joshur fermerët dhe qytetarët disa ditë para zgjedhjeve të 6 Marsit.

Kreu i PD u bëri thirrje të gjithë fermerëve lushnjarë që ditën e diel të me votën për Indrit Sefën çlirojnë veten, produktet dhe konsumatorët lushnjarë, pasi sipas tij gjëja e parë që do të ndodhë është që tregu i Lushnjës do të çlirohet nga banda e Lushnjës.

Me moton “të vëmë bashkëinë në punë”, kandidati i PD-së për Bashkinë Lushnje, Indrit Sefa, garantoi se që në javën e parë të mandatit do të çliroj tregun e Lushnjës për t’i krijuar çdo fermeri apo banori të zonës të tregtojë atje pa asnjë pengesë. Ai gjithashtu tha se një nga fokuset kryesore të tij si pjesë e planit tonë të emergjencës, do të jetë infrastruktura bujqësore, për t’u mundësuar fermerëve aksesin nëpër parcela.
Pas takimeve që ka zhvilluar në zonën e Lushnjës dhe evidentimin e problematikave, Sefa tha se do të bëjë ç’është e mundur që të rinjtë lushnjarë mos ikin në emigrim, pasi është një plagë madhore dhe në këtë qytet. Kandidati i PD-së pati dhe një premtim për qytetarët e Lushnjës, ku tha se do ta bëhet e realizueshme brenda vitit të parë të mandatit, transporti i qytetarëve ku për fat të keq Bashkia e Lushnjës nuk ka një shërbim transporti urban.

Most Popular