Një 32 vjeçar me inicialet F.T është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj shtetases së mitur, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije.
Njoftimi i Plotë:
Bulqizë
Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë ndalimi i shtetasit F. T., 32 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase minorene.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale“Veprime të turpshme”.