HomeLAJMEPërgatitje në rast sulmi ushtarak, të shtunën Prishtina teston alarmin publik

Përgatitje në rast sulmi ushtarak, të shtunën Prishtina teston alarmin publik

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se të shtunën do të bëjë testimin e radhës së sistemit të alarmit publik në Prishtinë.

Testimi do të bëhet në orën 12:05, me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

“Këtë të shtunë, më 5 mars, në orën 12:05 Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës së Sistemit të Alarmit Publik me tingull të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”, thuhet në njoftim.

Most Popular