HomeLAJMEQyteti u shkatërrua dhe u rrethua nga rusët, ushtarët ukrainas shpëtojnë 400...

Qyteti u shkatërrua dhe u rrethua nga rusët, ushtarët ukrainas shpëtojnë 400 gra në Irpen, momenti kur një vogëlushe nxirret nga rrënojat

Një batalion i ushtrisë ukrainase ka shpëtuar më shumë se 400 gra dhe fëmijë në qytetin Irpen. Në videon e publikuar në rrjete sociale, ushtarët ukrainas shihen teksa nxjerrin nga rrënojat e ndërtesave një vajzë të vogël.

Qyteti Irpen, u rrethua një natë më parë nga pushtuesit rusë, të cilët shkaktuan dëme të shumta. Në këtë qytet, flitet se janë shkaktuar edhe viktima, por ende nuk dihet numri i saktë i tyre. Aktualisht, delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi, për të diskutuar me homologët e tyre rusë. Ata kërkojnë armëpushim të menjëhershëm dhe largim të trupave nga vendi, kërkesë kjo që me gjasë do të refuzohet nga Rusia.

Most Popular