Një fëmijë 10-vjeçar është plagosur me mjet prerës ditën e sotme në Korçë.
Sipas njoftimit të policisë ai ka pasur një sherr me shokët e klasës pas mësimit dhe një nga bashkëmoshatarët e ka dëmtuar në pjesën e parakrahut me mjet prerës.
10-vjeçari ka shkuar në spital për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 03.03.2022, rreth orës 14:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, një fëmijë 10-vjeçar, i cili dyshohet se është konfliktuar jashtë orarit mësimor, me një bashkëmoshatarin e tij, ku ky i fundit e ka dëmtuar me një mjet prerës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.