HomeLAJMEÇernobili dhe Zaporizhzhia, Rusia merr nën kontroll dy centralët më të mëdhenj...

Çernobili dhe Zaporizhzhia, Rusia merr nën kontroll dy centralët më të mëdhenj bërthamorë

Rusia ka vënë nën kontroll dy centralët më të mëdhenj bërthamorë, atë të Çernobilit dhe Zaporizhzhia në Ukrainë. Kështu ka deklaruar këtë të premte kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi, raporton “CNN”.

Çernobili ishte vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë, e ndodhur në vitin 1986, i cili u vu nën kontroll nga forcat ruse javën e kaluar. Ndërsa, centrali i Zaporizhzhia ra nën kontrollin e Moskës në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas sulmeve të ashpra me raketa, teksa një predhë ruse goditi brenda centralit, duke shkaktuar një zjarr të madh, i cili është lokalizuar.

Fatmirësisht, në momentin e goditjes asnjë nga reaktorët nuk ishte aty, duke i shpëtuar kështu sulmit. Teksa tha se stafi ukrainas është ende në krye të operacioneve, Grossi paralajmëroi se situata në Zaporizhzhia është “shumë e brishtë”.

Most Popular