HomeLAJME‘Të lutem mos vdis, babi’, video rrëqethëse se si u sulmua makina...

‘Të lutem mos vdis, babi’, video rrëqethëse se si u sulmua makina e ukrainasve nga autokolona ruse

Mashtrimi i pretendimeve të Presidentit Putin se nuk kishte në shënjestër civilët u zbulua mbrëmë pasi u shfaq video e një makine familjare që goditet nga zjarri i tankeve në një rrugë të qetë fshati jashtë Kievit.

Udhëheqësi rus mbajti dje një fjalim duke pretenduar se liderët ‘gangsterë’ ukrainas duke përdorur ‘mburoja njerëzore’ ishin arsyeja e vërtetë që kaq shumë civilë ishin vrarë nga sulmet e trupave të tij në vend.Por brenda pak orësh u shfaqën pamjet që tregonin një baba dhe djalin e tij të rritur që u përballën me breshëri tankesh mbi ta ndërsa përpiqeshin të shpëtonin tre qentë e tyre, pasi kishin ikur tashmë një herë nga qyteti i tyre pranë Kievit. Djali që shkrepi pamjet rrëqethëse – emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat lokale – ishte duke filmuar nga sedilja e pasagjerit ndërsa makina e tyre u detyrua hapte krahun në anë të rrugës pasi u ndesh me një autokolonë rus.

Most Popular