HomeLAJMEBritney Spears mund të jetë martuar fshehurazi, ky detaj shtoi dyshimet

Britney Spears mund të jetë martuar fshehurazi, ky detaj shtoi dyshimet

Këngëtarja e famshme Britney Spears ka lënë të kuptohet se mund të jetë martuar fshehurazi me të fejuarin, Sam Asghari. Këngëtarja postoi një foto në Instagram duke i uruar atij ditëlindjen, ndërsa iu referua si bashkëshorti i saj.

Kaq mjaftoi që të nisnin spekulimet se mund të kenë lidhur kurorë. Dyshja kanë qenë në një arratisje romantike dhe dje festuan ditëlindjen e 28-të të Sam. Ylli i muzikës u fejua në shtator të vitit që lamë pas, në një kohë kur këngëtarja po priste fundin e kujdestarisë.

Pak javë më pas, gjykata i dha fund kontrollit të babait mbi financat dhe jetën e saj. Ata filluan të takoheshin në vitin 2016 pasi u takuan në xhirimet e “Slumber Party”.

Most Popular