Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë që ka tronditur Devollin këtë të shtunë, ku dy shtetase janë gjetur të vrara në banesën e tyre.
Sipas informacioneve që “QPL Media” viktimat ishin nuse dhe vjehrrë dhe jetonin te dyja se ishin te veja. Mësohet se ato janë Bukurie Bami (vjehrra) dhe Fatmira Bami.
Sipas informacioneve mësohet se të dyja jetonin prej kohësh bashkë pasi ju kishin vdekur bashkëshortët ndërsa fëmijët i kanë në Greqi.
Dyshohet se ne banesen e tyre autori ka hyre per te vjedhur dhe me pas eshte perleshur e ka dhunuar per vdekje grate. Policia po ben kontrolle ne nje zone malore nga dyshohet se eshte larguar autori.