HomeLAJMEPo largoheshin nga Kievi për t’i shpëtuar luftës, ushtria ruse shuan të...

Po largoheshin nga Kievi për t’i shpëtuar luftës, ushtria ruse shuan të gjithë familjen ukrainas

Ofensiva ushtarake ruse në Ukrainë vazhdon e pandërprerë, me bombardime dhe qytete të rrethuara.

Një djalë 5-vjeçar me sy të gëzuar, një vajzë 10-vjeçare fanse e madhe e “Harry Potter”, nëna e tre fëmijëve dhe një baba që iku me mendjen tek familja e tij, humbën jetën nga një bombardim i fuqishëm që simbolizon luftën e tmerrshme të Putin ndaj Ukrainës.

E vetmja që shpëtoi nga e gjithë familja është Sofia, e cila ndodhet në spital në një gjendje kritike për jetën. Ajo nuk di që nuk e ka më as vëllain, as motrën dhe as prindërit.

Familjarët qëndrojnë ditë e natë mbi kokën e vogëlushesh, me sytë në sytë e saj, me shpresën që nga momenti në moment do t’i hap.

Familja u vra teksa po udhëtonin larg Kievit me makinë, me shpresën në zemër se do t’i largoheshin luftës në Ukrainë. Një tjetër histori lufte në Ukrainë, thyen zemra e të gjithëve!

Most Popular