HomeLAJMEAksident tragjik në Fushë-Krujë, humbin jetën 4 persona, mes tyre dhe një...

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humbin jetën 4 persona, mes tyre dhe një 16-vjeçare

Një aksident tronditës ka ndodhur pas mesnatës në Fushë-Krujë, ku kanë humbur jetën katër persona dhe është plagosur një tjetër.

Policia njofton se ngjarja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, ku nga përplasja e dy makinave kanë humbur tragjikisht jetën të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç.

Most Popular