HomeLAJMERrëqethëse/ U fejuan dy ditë më parë! Kush është këngëtari dhe 16-vjeçarja,...

Rrëqethëse/ U fejuan dy ditë më parë! Kush është këngëtari dhe 16-vjeçarja, viktima të aksidentit tragjik në Fushë-Krujë (FOTOT)

Zbardhen të tjera detaje tronditëse nga aksidenti i tmerrshëm i ndodhur pas mesnatës në Fushë-Krujë, ku humbën jetën katër persona.

Sipas burimeve për “QPL Media” se njëri prej viktimave, 20-vjeçari Shkumbin Brati, ishte këngëtar i muzikës folklorike, dhe ishte fejuar vetëm dy ditë më parë.

Ai udhëtonte në makinë, së bashku me të fejuarën e tij, 16-vjeçaren A. K., ku të dy kanë humbur tragjikisht jetën. Viktima të aksidentit të tmerrshëm kanë mbetur edhe shtetasit Alfred Dika, 39 vjeç, dhe shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç. Çifti i të rinjve ishin pasagjerë në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi.

 

Ndërkohë, pas aksidentit tragjik, familjarët e këngëtarit Brati kanë publikuar mesazhe rrëqethëse në rrjetet sociale. “U prefsh në paqe Shkumbin Sadiki Brati. Vëllai, në kope zemrën në këtë jetë, na shkatërrove”, shkruajnë familjarët e të ndjerit.

 

Most Popular