HomeLAJMEMasakroi familjen shqiptare, 60 vjeçari grek del para gjykatës: Nuk ma paguan...

Masakroi familjen shqiptare, 60 vjeçari grek del para gjykatës: Nuk ma paguan qiranë!/ Qytetarët brohorasin: Pse fëmijët o monstër?! (Me video)

Një ngjarje makabër ishte ajo e ndodhur disa ditë më parë në Greqi, ku një familje shqiptare u masakrua nga një 60-vjeçar.

Sot autori i krimit të rëndë ka dalë para gjykatës për të marrë dënimin për vrasjen e dy fëmijëve të mitur, si dhe të prindërve të tyre, Armando dhe Maria Kloci

Mediat greke kanë publikuar momentin kur ai ka mbërritur në prokurori, ku një numër i madh qytetarësh kanë qenë të grumbulluar jashtë ambienteve dhe i kanë kërkuar llogari autorit të makabrës se pse ka vrarë fëmijët.

“Fëmijë… pse fëmijët”, kanë thënë qytetarët.

Për shkak të sigurisë, autori ishte i veshur me maskë dhe kapuç dhe me kokë të ulur, është futur me shpejtësi në prokurori dhe po ashtu është larguar. Ndërkohë në deklaratën e ti të shtunën ai ka treguar për vrasjen, të cilën tha se e kishte kryes vetëm sepse familja nuk i kishte paguar një qira.

“Nuk ma kanë paguar qiranë”, tha policia gjatë marrjes në pyetje. Kujtojmë se 60-vjeçari D.B, banues në Andravidë, baba i dy fëmijëve, është pronar i shtëpisë ku banonte familja Klotsi.

Ndërkohë në lidhje me vrasjen e dy fëmijëve të mitur 2 dhe 3 vjeç 60 vjeçari nuk ka dhënë asnjë detaj. Ai tha thjesht se nuk dëshiron që të kujtojë atë që ka ndodhur atë ditë dhe se nuk kërkon falje për krimin që ka kryer.

Armando dhe Maria Kloci jetonin prej vitesh në Greqi bashkë me tre fëmijët. Të gjithë anëtarët e familjes u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë i familjes, djali rreth 11 vjeç, i vetmi i mbijetuar pasi në momentin e krimit nuk ndodhej në shtëpi.

Viktimat ishin mbështjellë me batanije dhe ishin lënë midis derës së sallonit e garazhit. Më parë dyshohej se autori i krimit ishte ish-bashkëshorti i 37-vjeçares duke qenë se djali që erdhi në jetë nga martesa e tyre nuk u vra. Sapo dëgjoi lajmet, ai u vetëdorëzua në polici duke thënë se ishte i pafajshëm dhe nuk kishte dorë në krim pasi ndodhej 300 km larg vendit të krimit.

Most Popular