HomeLAJMEVajza e Putinit nga lidhja “sekrete” me pastruesen / merr vendimin e...

Vajza e Putinit nga lidhja “sekrete” me pastruesen / merr vendimin e papritur, ndodh ajo që ukrainasit po kërkonin

Luiza Rozova pretendohet se është vajza e Vladimir Putinit, nga një lidhje ‘sekrete” që ai krijoi me nënën e saj, e cila fillimisht ishte një pastruese.
Kohët e fundit 18-vjeçarja është vënë para një “lumi të madh” komentesh negative, fyese e denigruese në rrjetet sociale, kjo pas nisjes së luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

E reja në llogarinë e saj të Instagramit ishte mjaft aktive, si çdo moshatare, teksa ndiqej nga më shumë se 80 mijë persona.

Por që pas nisjes së luftës, në postimet e saj shpërtheu një valë e madhe urrejtjeje me komente nga më të ndryshmet, ku thuajse të gjithë e vinin para përgjegjësisë për faj të vendimit të marrë prej të atit.

“Ku je futur? Ku je fshehur? Në ndonjë birucë? Si mi? Je bija e një vrasësi, a e di këtë? Kriminel lufte, psikopat”, ishin këto vetëm disa nga komentet.
Duket se e reja nuk ka mundur që ta menaxhojë këtë situatë e as t’i përgjigjet “turmës” së inatosur në internet, duke marrë kështu vendimin për ta fshirë llogarinë e saj në Instagram, “një luftë kjo” e fituar nga komentuesit ukrainas e mbështetësit e tyre.

Fillimisht lajmi se ajo ishte bija biologjike e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, erdhi nga një media e pavarur në Rusi, teksa thuhej se nëna e saj Svetlana Krivonogikh, sot 45-vjeçe dhe aksionere në një bankë në Rusi, kishte pasur një lidhje intime me njeriun më të diskutuar sot.
Por pavarësisht këtyre aludimeve, vetë Putini nuk e ka pranuar kurrë si informacion të vërtetë.

Most Popular