HomeLAJMENuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t'i harroni ato! Ish konkurenti...

Nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t’i harroni ato! Ish konkurenti i “Përputhen”, arrestohet për prostitucion

“Ne nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t’i harroni ato”…kjo mund t’ju duket si një ftesë e mirë për të bërë masazh nga një qendër estetike në Tiranë, por nuk është kështu…Kjo është një nga motot që përdorte një qendër masazhi në zonën e Bllokut në kryeqytet, për të tërhequr klientët e tyre për të marrë shërbime ekstra përtej masazhi. Këto qendra janë kthyer në një fole prostitucioni dhe e radhës ishte Poëer Hand, në pronësi të 29-vjeçarit Alban Dyrmishi, një personazh i njohur në botën e Showbizt. Ai është ish-konkurrent i një prej programeve të njohur atë dashurisë.

Të punësuara ishin 2 vajza, të moshës 19 dhe 20 vjeçe të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Ato janë vënë në hetim për veprën penale “Prostitucioni”, në kuadër të operacionit ‘ Camouflage’ që u zhvillua nga uniformat blu.

 

Duke i hedhur në sy të lirë, profilit të tyre në Instagram , qendra e masazhit reklamonte fare qartë prostitucionin. Në postimet e fundit, shiheshin vajza që reklamonin trupin e tyre apo përdornin edhe moto të ndryshme për të thithur klientët si ‘ Ne nuk zgjidhim hallet tuaja, por ju bëjmë t’i harroni ato’, apo edhe reklamës që i bënin punëtoreve si ‘fantastike dhe super të shkathta’.

Kjo nuk është hera e parë që është zbuluar se këto qendra shërbejnë si vatër prostitucioni! Nën petkun e shërbimeve estetike, aty mund të blihet lehtësisht edhe një akt seksual. Në dhjetëra raste, administratorët tentojnë nëpërmjet imponimit, nxitjes për pagesa ekstra, që të sigurojnë bashkëpunimin e vajzave në aktivitetin e paligjshëm.

Most Popular